21 maj 2015 – Horoskopi ditor, 21 maj 2015

Dashi

Do keni çështje shume te rëndësishme me te cilat te merreni sot dhe do e kaloni ne plan te dyte jetën tuaj ne çift. Me e mira do ishte te flisni me partnerin dhe t'ia tregoni gjerat si janë. Beqaret nuk duhet te ecin me plane sepse ne dashuri nuk ka asnjëherë gjera te tilla. Financat do jene goxha me te qëndrueshme kështu qe mund t'i lejoni vetes ndonjë shpenzim me tepër.

Demi

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e mbrojtur sot. Nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe as për ata qe se fundmi kane pasur probleme e vështirësi. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do jene te shkëlqyera. Financat do vazhdojnë te mbeten gjithë kohës te ekuilibruara. Nuk priten aspak probleme e vështirësi.

Binjaket

Sot do ju duket sikur do rilindni juve qe jeni ne një lidhje. Gjithçka do jete me e bukur se me pare dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë plot takime dhe mund te fillojnë edhe aventura mbresëlënëse. Për dashurinë e madhe duhet ende te presin disa kohe. Financat duhet t'i menaxhoni me qetësi e maturi. Nxitimi mund t'iu çoje drejt gabimeve fatale.

Gaforrja

Furtuna dhe ciklone do ketë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si keni ëndërruar dhe do ndiheni shume keq. Beqaret do bëjnë me mire te mos hedhin hapa te nxituara sepse gjerat mund te mos ju rrjedhin si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin nëse doni qe situata te mbetet e qëndrueshme. Ju mundeni!

Luani

Nuk do keni aspak dëshirë te bëni tolerime sot ju te dashuruarit dhe kjo mund ta përkeqësoje akoma me tepër jetën tuaj ne çift. Beqaret nga ana tjetër do ndihen gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm qe ta tërheqin pas vetes personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, por fale perkujdesit dhe mënyrës se te menaxhuarit gjerat do vijnë duke u përmirësuar deri ne fund.

Virgjeresha

Dite e vështirë dhe e mbushur me mosmarrëveshje te shumta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat me qetësi dhe mos e ndërprisni për asnjë moment komunikimin. Beqaret do realizojnë një takim fantastik i cili do i beje te ëndërrojnë. Financat do vazhdojnë te mbeten te turbullta prandaj duhet te bëni shume kujdes me shpenzimet qe do kryeni.

Peshorja

Do keni disa dyshime sot për partnerin tuaj dhe nuk do bëni ato qe do ju thotë zemra. Mos u mundoni ta kontrolloni atë ne çdo moment, por flisni hapur dhe pa dorashka. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Yjet do kenë ndikim te madh tek sektori i financave dhe gjendja do jete goxha me e mire se me pare. Edhe sakrificat e bëra do japin rezultate.

Akrepi

Dielli do jete planeti qe do e ndriçoje sot jetën tuaj ne çift dhe do sjelle veç te mira. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe do jeni gati te bëni çdo sakrifice qe do ju kërkohet. Beqaret do merren me disa çështje profesionale dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Do hiqni edhe disa para mënjanë.

Shigjetari

Dite tejet e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini t'i zgjidhni as sot problemet qe keni pasur dhe situata do mbetet e trazuar. Beqaret do tregohen te arsyeshëm dhe nuk do i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Kështu do e mbrojnë veten. Ne planin financiar rekomandohet maturi. Nëse keni nevoje kërkoni edhe ndihme nga familjaret.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite mjaft te qëndrueshme dhe here pas here te mbushur me emocione. Do ndiheni mire dhe te plotësuar. Beqaret do bëjnë atë qe do ju thotë zemra ne çdo moment. Ne këtë mënyrë do përjetojnë edhe me tepër kënaqësi. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do e dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Ujori

Do qëndroni me gjate pranë partnerit tuaj sot dhe do flisni me te edhe për tema delikate. Gjithçka ka për te ecur ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe do bëjnë te pamundurën për ta tërhequr atë pas vetes. Financat do kenë goxha përmirësime fale një dëmshpërblimi qe do merrni ne pune. Do jeni te qete.

Peshqit

Dite e furishme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te dashuroheni plot pasion me partnerin ose mund te debatoni ashpër me te për disa tema delikate. Beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do ndihen gati te hedhin çdo lloj hapi. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje si e keni dëshiruar. Do keni me shume para neper duar dhe do bëni edhe ndonjë shpenzim me shume.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/