29 maj 2015 – Horoskopi ditor, 29 maj 2015

Dashi

Do ju duket sikur do kapni qiellin me dore sot ju te dashuruarit dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta bere për vete dike dhe për te nisur një tjetër jete. Ne planin financiar do jeni te pakujdesshëm dhe do kryeni shpenzime te pamenduara. Situata do jete mjaft delikate.

Demi

Nuk do jeni aspak tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe situata mund te ndërlikohet tej mase. Nuk do ndiheni aspak mire. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe pak nga pak situata do filloje te stabilizohet.

Binjakët

Mos lejoni asnjë person sot te ndërhyjë tej jeta ne çift sepse do ju prishin harmoninë qe ka mbizotëruar kohet e fundit. Jo te gjithë gëzohen nëse ju shkojnë gjerat mire. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe do fillojnë menjëherë një lidhje me dike. Ne planin financiar do ndërmerrni shume rreziqe derisa gjendja te filloje te stabilizohet. Do ndiheni te qete kur te kryeni disa investime me tepër.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Do ndani çdo ide dhe mendim me partnerin dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekonde. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet fale ndihmës se pakushtëzuar te familjareve.

Luani

Pritet te ndodhin gjera te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri ka kohe qe po planifikon një surprize gjigande qe do ju lere gjithë kohës me gojën hapur. Beqaret duhet te përqendrohen edhe tek shkollimi apo sjellja e disa personave para se te hedhin hapa sepse pamje është thjesht diçka momentale. Ne planin financiar duhet te shmangni investimet e tejskajshme nëse nuk doni probleme.

Virgjëresha

Dite mjaft romantike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund ne çdo moment dhe do ndiheni te bekuar. Beqaret do realizojnë thjesht disa takime dhe asgjë me tepër sesa aq. Neptuni dhe Saturni do ju bëjnë te jeni me te kujdesshëm me çdo shpenzim, prandaj gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire.

Peshorja

Rutina do e pushtoje ne çdo moment sot jetën tuaj ne çift. Shpeshherë mezi do e shtyni ditën dhe do ndiheni sikur kurrë nuk keni për te pasur një jete te bukur. Beqaret do realizojnë disa takime, por nuk do fiksohen dot pas dikujt. Te gjithë do iu pëlqejnë për arsye te ndryshme. Ne planin financiar kujdes nga ndikimi negativ i planetëve i cili mund t'iu nxite drejt shpenzimeve ekstravagante.

Akrepi

Bashkëpunimi ne çift do përforcohet tej mase gjate kësaj dite. Do tregoheni shume te kujdesshëm me çdo gjë qe do i thoni partnerit dhe nga ana tjetër do mundoheni ta surprizoni. Beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Gjendja e financave do jete e kënaqshme. Do ndiheni mire sepse keni hedhur hapat e duhura deri me sot.

Shigjetari

Do keni shume ndryshime humori sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mund te lindin edhe mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Beqareve do ju rendoje pa fund vetmia dhe mund te bëjnë gjere te pamenduara vetëm për ta ndryshuar atë. Ne planin financiar tregohuni me te kujdesshëm nëse nuk doni te keni probleme. Lërini për me vone disa shpenzime.

Bricjapi

Dite e ekuilibruar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat seriozisht dhe do arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Beqaret do kenë një dite romantike dhe te mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojini te gjitha deri ne maksimum. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe do shlyeni edhe borxhet.

Ujori

Monotonia do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni shpeshherë keq dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta ndryshuar situatën. Flisni sa me shpejt hapur me partnerin. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te kenë ndryshime te statusit. Ne planin financiar do reflektoni me kujdes para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni gati për te hedhur hapa te rëndësishme. Gjithçka do jete shume me ndryse për ta. Beqaret do fillojnë me ne fund një lidhje serioze me një person qe me pare e kane pare thjesht si një mik. Ne planin financiar do kryeni shpenzime te pamenduara dhe ka rrezik qe situata te marre tatëpjetën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/