Dashi

Pesë yje për Dashin. Epo në dashuri, qielli ju buzëqesh dhe ju nuk keni pse t’i humbisni shanset. Sidomos të mërkurën kur do të jeni shumë të fokusuar dhe planetët, pothuajse të gjithë, do të jenë në anën tuaj. Lëreni veten të shkojë pas ndjenjave, përpiquni të hapeni ndaj njohjeve të reja dhe të bëni takime të reja. Dhe do të ndjeheni sikur harroni të kaluarën.

Në punë qielli është i shkëlqyer dhe do të arrini të zgjidhni problemet. Për projektet e preferuara, përgjigjet do të vijnë së shpejti dhe do të jenë të mira.

Demi

Katër yje për shenjën e Demit. Afërdita është në anën tuaj, kështu që ju mund të shijoni dashurinë dhe pasionin. Mundohuni të takoni njerëz të rinj, të rrethoheni me njerëz të mirë, por duhet të jeni pozitivë dhe të disponueshëm që të kapni momentin.

Në punë yjet janë me ju, nga maji Jupiterin do ta keni në krah dhe do ju ndihmojë të realizoni një projekt. Mundësi të mira po vijnë: pranvera është për t’u përjetuar, nuk mund të kërkoni asgjë më të mirë se kaq!

Binjakët

Pesë yje për Binjakët. Më në fund i keni mbyllur dyert e së shkuarës, kështu që tani mund të kënaqeni me dashurinë që po përjetoni. Për ata që janë single, ditët e martë dhe të mërkurë do të jenë të volitshme për takime të reja, thjesht duhet ta lini veten pa frikë të shkojë pas diçkaje të re. Javët janë të rëndësishme, por lidhjet duhet të konsolidohen.

Në punë, Saturni është pak debatues dhe mund të bëni armiq. Mundohuni të ndiqni me qetësi rrugën tuaj: jeni plot ide, si gjithmonë!

Gaforrja

Tre yje për Gaforren. Në dashuri nuk është e lehtë të rikuperosh, ndonjëherë ndjen se nuk të kuptojnë ashtu siç do të doje. Dhe ndoshta nuk e keni gjetur ende personin e duhur, atë që mund të bëjë që zemra juaj të rrahë fort. Ndoshta nuk u besoni sa duhet, por duhet të keni kujdes nga provokimet sepse nervozizmi është prezent, sidomos të martën dhe të mërkurën.

Në punë duhet të dëgjoni veten, të merreni me qëllimet tuaja, pa u nxituar aq shumë. Dikush nuk dëshiron të rinovojë kontratën, por kush e di si do shkojë!

Luani

Katër yje për shenjën e Luanit. Në dashuri ka pak siklet, nuk dini saktësisht si të lëvizni dhe keni frikë se puna do të ndikojë në çështjet sentimentale. Nuk keni shumë mbështetje, por nuk mund të hiqni dorë nga miqtë. Gjeni hapësira për reflektim të premten. Dhe mos harroni të kujtoni jerë pas here, se gjithçka do të zgjidhet.

Në punë nuk do mungojnë lajmet, disa lajme më të mira do të vijnë në mes të shtatorit. Tani askush nuk do t’ju ndalojë – ju jeni të fortë, të guximshëm dhe të vendosur!

Virgjëresha

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Afërdita është në anën tuaj, por ju ende nuk mund të gjeni qetësinë e duhur dhe keni disa probleme për të zgjidhur, pengesa për të kapërcyer. Në fund të muajit dëshira për të pasur një të dashur do të rikthehet, thjesht duhet të besoni më shumë dhe ta lini veten të ndjekë rrjedhën, duke u fokusuar te njerëzit e disponueshëm dhe të besuar. Ditë të mbarë pritet të keni të premten.

Në punë, përpiquni të flisni vetëm nëse është e nevojshme: duhet të mendoni pak më shumë përpara se të thoni atë që mendoni. Mos u ngutni!

Peshorja

Tre yje për shenjën e Peshores. Në dashuri, java e re pritet të jetë paksa e tensionuar dhe e shqetësuar, ndaj duhet të përpiqeni të ruani qetësinë, pa humbur kohë. Ndoshta nuk ju pëlqen të hiqni dorë plotësisht, edhe pse për faktin se keni vuajtur kaq shumë në të kaluarën.

Në punë jeni një person shumë i arsyeshëm, por të mërkurën do të ketë planetë në kah të kundërt për shenjën tuaj. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të kalitni durimin: duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos e teproni. Se ndryshe, rrezikoni të lëndoheni!

Akrepi

Katër yje për Akrepin. Në dashuri jeni në kërkim të konfirmimeve, sidomos të premten. Jeni pak apatikë, mosbesues, nuk e lini pranoni dot që të keni përballë njerëz dembelë dhe pa nxitje. Nga ana tjetër, kini kujdes: rrezikoni të bini në dashuri me dikë që është tashmë i/e lidhur ose më së paku, larg.

Në punë, shumëçka sillet rreth parasë, e cila gjithsesi është e rëndësishme. Disa marrëveshje duhet të përfundohen jo më vonë se mesi i majit: keni ende kohë për t’i vënë në vijë ato, për të kuptuar se si të vazhdoni më tej!

Shigjetari

Pesë yje për Shigjetarin. Në dashuri, thjesht duhet ta lini veten të hidhet pas ndjenjave, pa frikë! Dhe e mërkura do të jetë vërtet interesante në këtë drejtim. Mundohuni të mos i shtyni vendimet sentimentale planetët do ju buzëqeshin në mes të javës. Thjesht duhet të pastroni zemrën dhe mendjen tuaj.

Në punë, tani jeni të fortë, të vendosur, të guximshëm dhe keni shumë përgjegjësi: vazhdoni kështu, gjithçka po shkon sipas planit!

Bricjapi

Tre yje për shenjën e Bricjapit. Afërdita nuk është më në dizavantazh me shenjën tuaj, gjithçka po shkon sipas planit, por në dashuri duhet të bëni kujdes. Ka një person që ju intereson, por mes të martës dhe të mërkurës do të ndjeni nevojën për të qenë vetëm.

Në punë ju pëlqejnë sfidat, nuk keni frikë nga asgjë dhe tani ndjeheni shumë të fortë: askush nuk do t’ju ndalë dot. Lajmet që vijnë pas majit janë të mira: duhet të keni durim!

Ujori

Pesë yje për Ujorin. Diçka nuk shkon në dashuri, duhet të keni kujdes sidomos të premten, diçka bëhet e vështirë për t’u menaxhuar. Jeni origjinalë, kreativë, nuk duroni dot personat monotonë që nuk ju stimulojnë. Nuk e ndjeni ende atë trazimin në stomak, por ndjeni dëshirën për ta lënë veten të dashuroheni plotësisht.

Në punë mundohuni t’i përballoni problemet pa frikë dhe pa harruar nevojat në familje. Mos bëni asnjë gabim dhe për më tepër kini kujdes me paratë tuaja: nuk keni pse të humbni kohë dhe duhet të mendoni mirë përpara se të merrni një vendim!

Peshqit

Katër yje për Peshqit. Në dashuri, sidomos tani që po i afrohemi muajit maj, takimet do jenë të preferuara. Mundohuni ta lini veten të shkoni te njohjet e reja, pa frikë, edhe nëse ju është dashur të përballeni me zhgënjime në të kaluarën. Bëni mirë që jeni të kujdesshëm, por mos harroni se cilat janë qëllimet tuaja.

Në punë, duhet të filloni të mendoni për projekte të reja: keni kaq shumë rrugë për të bërë, zgjedhja varet nga ju. Gjithçka varet nga vullneti juaj.