Një 37-vjeçar nga Shijaku është përfshirë mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor, nga i cili ka mbetur i plagosur. Sipas policisë, shtetasi D.A. është përplasur me mjetin e tij me shtyllën e ndriçimit rrugor

Më datë 08.08.2021, rreth orës 21:45, në Shijak, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin D. A., rreth 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi D. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.