Një 39-vjeçar nga Shqipëria ka humbur gjurmët në Greqi që nga shkurti i këtij viti.

Bëhet fjalë për shtetasin Kelvin Dervishi, i cili rezulton i zhdukur në zonën e Piresë që nga fillimi i vitit 2021.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria denoncon zhdukjen e 39-vjeçarit shqiptar, duke shpërndare madje një foto ku paralajmërohet se shëndeti i këtij personi është në rrezik.

39-vjeçari ka humbur gjurmët në Pire më 24 shkurt të këtij viti dhe ende është në kërkim. Deri më sot kanë humbur gjurmët ose figurojnë të zhdukur 143 shqiptare ne Greqi.