Një ditë pasi njoftoi se ishte larguar nga grupi i Partisë Socialiste dhe se do të ishte deputete e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si “Neomalësorja” ka postuar në rrjete sociale një foto të një flamingoje.

Megjithëse ajo nuk e ka shoqëruar me asnjë koment foton, postimi i saj nënkupton se mund t’i bashkohet protestës së qytetarëve kundër qeverisë.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi ajo një ditë më parë teksa njoftoi largimin nga PS.

Kujtojmë që lëvizja e qytetarëve është ‘pagëzuar’ si Revolucioni Flamingo, për shkak se nisi si një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por ajo është zgjeruar, deri në largimin e kryeministrit Rama për shkak të keqqeverisjes.

WhatsApp Image 2026-06-15 at 15.38.10