Një 49-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën në rrethana të çuditshme, kur ka parë se makina po i rrëshqiste në dishezë, i ka dalë para për ta ndalur, por ajo e ka shtypur.

Policia bën me dije se ditën e djeshme familjarët kanë dërguar pa jetë në spital shtetasin Xh.M., 49 vjeç.

“Nga veprimet e kryera, rezultoi se i ndjeri kishte lënë mjetin të pa siguruar dhe i ka rrëshqitur për shkak të terrenit që ka qenë dishezë. Ai i ka dalë përpara për ta ndaluar por mjeti e ka marrë përpara dhe personi ka gjetur vdekjen”, sqaron policia.

Ngjarja u konsiderua si aksidentale.