Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim droge.

Markel Jani, banues në Korçë ishte i dënuar me 6 vjet burg nga gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë – Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.