Vihet në pranga një 29-vjeçar i dënuar për shkatërrim prone me zjarr.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 02.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj e 15 ditë burgim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” me pasoja të rënda materiale, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.