Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, të dënuar në Itali për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë Erjon Mera, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Napolit me 8.6 vite burg, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.

33-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Njoftim:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Wanted.

Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar, i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Wanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.