Një 51-vjeçar në Dibër i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga forcat e policisë.

Operacioni u zhvillua nga FAST Albania në bashkëpunim me Policinë e Dibrës dhe Interpol Tiranën.

Në pranga ka rënë Fehmi Meziu (Mëziu) 51 vjeç. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli të Italisë me 13 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e 51-vjeçarit drejt Italisë.