Një shqiptar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë pasi rezulton i dënuar për vrasje.

Në pranga u vu Anton Allakaj, pasi akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje.

Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Mësohet se në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Po punohet për ekstradimin e tij drejt Kosovës.