Një biznesmen rus është arrestuar në shtëpinë e tij në Londër nga oficerët që po hetojnë aktivitetet e mundshme kriminale nga oligarkët.

58 vjeçari dyshohet për pastrim parash, komplot për të mashtruar Ministrinë e Brendshme dhe komplot dëshmi të rreme.

Një 35-vjeçar është arrestuar gjithashtu si i dyshuar për pastrim parash.

Ai tentoi të largohej me një çantë që me mijëra paund.

Një 39 vjeçar, ish-i dashuri i partneres aktual të biznesmenit, u arrestua në shtëpinë e tij në Pimlico, për vepra që përfshijnë pastrim parash dhe komplot për mashtrim.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se më shumë se 50 oficerë ishin përfshirë në operacionin në pronën e biznesmenit, ku u sekuestruan një numër pajisjesh dixhitale dhe një sasi e konsiderueshme parash pas një kontrolli.

Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i NCA, tha: “Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha fuqitë dhe taktikat që kemi në dispozicion për të luftuar oligarkët e përfshirë në aktivitete kriminale.”

Të tre të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga NCA, janë liruar me kusht.