Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa e gjendur në një automjet dhe shuma parash, në euro dhe në lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, arrestohet një 32-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçare, të dy nga Durrësi.

Automjeti ku u gjet droga me drejtues shtetasin A. Ç. është ndaluar për kontroll në Bajram Curri dhe 16-vjeçarja ishte pasagjere. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi A. Ç., 32 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçaren, të dy banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.