Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane këtë të martë. I riu akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas mediave të huaja, pas një kontrolli në rrugë teksa udhëtonte me makinë dhe më pas në banesë, 23-vjeçarit iu gjet mbi gjysmë kilogrami kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajustifikuara, që dyshohet se janë produkt i aktivitetit të paligjshëm.

I nënshtruar një kontrolli në rrugë, shqiptari la të kuptuar se fshihte diçka. Për më tepër, nervozizmi i tij bëri që policët të kryenin një kontroll në makinë dhe më pas një kontroll shtëpie.

Te riut iu dha masa “arrest me burg”. Ai u mbyll në burgun Capanne, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.