Ish kryeministri, Sali Berisha po zhivllon pasditen e sotme një takimit me simpatizantët e partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të turit për kryetarin e ri të PD-së.

Gjatë takimit, Berisha ka deklaruar se pas përfundimit të procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri, do të vazhdonte menjëherë aksioni për të bindur qytetarët se tashmë PD është një alternativë qeverisëse.

Ndër të tjera, Berisha tha se ditën e sotme kishte kërkuar nga Edi Rama heqjen e parashikimit për kryeministër.

“Unë ju them ju se nga eksperienca ime e gjatë se kushti i të gjitha kushteve për të lëvizur këtë shoqëri është zbatimi i ligjit. Është vendosja e qytetarëve dhe politikanëve si të barabartë përpara ligjit. Ju e shihni që ky establishmet bën gjithça për të burgosur dhe persekutuar demokratët. Unë nuk them se nuk ka patur mëkatarë te demokratët, unë nuk them që nuk ka pasur korrupsion te demokratët. Në përgjithësi ne ishim njerëz që qëndronim ndërligjin. Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit! Ja u them unë që kjo nismë do eci. Kur kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji hidhet në erë, nuk funksionon për qytetarin”, tha Berisha.