Policia jep detaje për ngjarjen në Tiranë, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve, gjatë operacionit për arrestimin e tij. Klajdi Buza, person me precedentë penalë, qëlloi me armë teksa efektivët e policisë po i afroheshin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari. 34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.