Vihet në pranga një i ri, i cili ishte në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L.D., 21 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, njofton policia.