Ish-prokurori Arjan Ndoja do të jetë pjesë e primareve që do mbahen më 1 mars.

Mësohet se ish-prokurori i shkarkuar nga Vettingu Arjan Ndoja do të jetë pjesë e listës së Primareve të Durrësit.

Kujtojmë se Ndoja u shkarkua nga Vetingu në vitin 2022 për kontakte me emra të krimit, ndërsa i shpëtoi atentatit 6 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi nga drejtësia prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili iu nënshtrua procesit vetëm për dy kritere. Pikërisht aftësitë profesionale dhe papërshtatshmëria e figurës i kushtuan karrierën prokurorit që u vendos në qendër të një atentati me armë zjarri.

KPK vlerëson se gjatë asaj dite në automjetin që u godit me armë zjarri gjendej edhe një person i papërshtatshëm si Aleksandër Laho, i konsideruar nga Vettingu si lidhje e dyshimtë e prokurorit. Kundërshtimet e Arjan Ndojës ku pretendoi se nuk kishte informacion mbi të shkuarën e Lahos, ndryshe Rumi, nuk u konsideruan nga vettingu.

Pas atentatit ku humbi jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit, Arjan Ndojës iu vendosën truproja, të cilit sipas ligjit duhet të ruajnë atë derisa të shprehet KPA, që është shkalla e dytë e vettingut.