LeBron James, pozitiv me Covid-19, pavarësisht se është vaksinuar “për të mirën e ekipit” që në fillim të sezonit. “Ylli” i Lakers, në zbatim të protokollit të NBA-së tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë ose do të duhet që tamponët e kryer prej tij me 24 orë diferencë të tregojnë rezultatin negativ, që të mund të kthehet menjëherë mbi parket.“Mbreti” James u konfirmua pozitiv në Sacramento, ku skuadra nga Kalifornia kishte udhëtuar për takimin e radhës. Ai fluturoi menjëherë drejt Los Angelosit për t’u futur në karantinë.

Frank Vogel, trajneri i Lakers, në lidhje me situatën e James, deklaroi: “Është humbje e madhe për ne. Na vjen keq, i dëshirojmë më të mirën.”Më pas, në mbrëmje, pavarësisht mungesës së LeBron, Lakers fituan në fushën e “Kings” 117-92.Fillimi i sezonit për LeBron James është për t’u harruar. 36-vjeçari, ndër më të mirët e NBA-së ka humbur 12 ndeshje sezonale, ndër të cilat 8 për shkak të një dëmtimi në bark, ndërsa në përballjen ndaj Detroit Pistons ka munguar për arsye pezullimi.