TETOVE- Dje pas mesnate makinës së një personi nga Tetova iu vu flaka.

Makina e tipit “Chevrolet Cruz” ishte e parkuar në rrugën Ivo Lola Ribar.

Autori deri më tani i panjohur i është afruar veturës duke thyer njërën nga dritaret dhe më pas ka hedhur brenda saj një shishe me lëng të djegshëm duke i vënë zjarrin.

Pronari i veturës kur pa flakën e zjarrit të dilte nga makina vrapoi dhe e shuajti atë.

Policia po kërkon motivet dhe personin i cili vendosi zjarrin në makinë.