Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar i cili dyshohet se për motive të dobëta i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L.K.

Uniformat blu informuan dje se në orët e para të ditës së djeshme u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç.

Ndërsa mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. 

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr“,-njofton policia.