Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në kanalin vaditës Peqin-Kavajë, në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit. Ai është Agim Dallupi nga Peqini, i cili rezultonte se ishte zhdukur prej 10 ditësh nga shtëpia e tij.
Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Peqinit. 25 vjeçari njihej si person me probleme te shendetit mendor dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin si dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.