Është identifikuar njëri nga shqiptarët që mbeti i vdekur dje në Itali, pas një askdenti tragjik.  Sipas medieve italiane, rreth orës 18:00, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete, një furgon dhe një kamion me rimorkio.

Paraditen e sotme, mediet italiane raportojne se një nga viktimat u identifikua si shtetasi shqiptar Dritan U.. Ai ishte prej vitesh banor në Montesilvano. Ndërsa viktima tjetër nuk është identifikuar ende.