TIRANE – Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU-së, kreu i kësaj force Shpëtim Idrizi shprehu bindjen se parlamenti do të votojë rezolutën e propozuar nga kjo forcë politike. Edhe njëherë, Idrizi i bëri Apel Athinës që të heqë ligjin e luftës.

“Rezoluta është një akt paqeje jo lufte, ne nuk i shpallim lufte Greqisë, por vetëm i kërkojmë që të heqë ligjin e luftës. Ne nuk pretendojmë për territore, por si fqinje e mirë duhet të kujdesemi bashkë”,- theksoi ai.

Ai paralajmëroi qeverinë greke, se nëse ajo vazhdon të mohojë kërkesat e çamëve, ai do t’i drejtohet gjykatave ndërkombëtare.

“Nuk është kjo qeveri fajtore, por nëse qeveria greke do të vazhdojë ne do t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare”,- paralajmëroi kreu i PDIU-së.