Ish-deputeti i PD Igli Cara ka denoncuar projektin e bashkisë Durrës në lidhje me mbushjen me rërë dhe zgjerimin e plazhit të madh të qytetit.
Në një postim në Facebook, Cara thotë se “po investohen miliona euro, ndërkohë që pjesa tjetër e qytetit përmbytet”.
Projekti në fjalë, sipas Carës, është një tjetër projekt në shërbim të Alabbar që dëmton qytetin dhe banorët e tij, pa harruar vizitorët e huaj.
Ish-deputeti Cara ka denoncuar edhe faktin që projekte të këtij lloji janë miratuar pa konsultime me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës, ndërsa e mbyll me atë se pasojë e këtij projekti do të jetë erozioni që do të rrezikojë të gjithë plazhin e Durrësit.