Analisti Ilir Demaliaj thotë se viktimat e 21 janarit nuk janë dëshmorë të atdheut, ashtu siç pretendon qeveria socialiste.

Në një intervistë për Euronews Albania, Demaliaj u shpreh se ata nuk dolën për të mbrojtur atdheun, por dolën si kontigjent që u përdorën si ‘mish për top’ nga Edi Rama, që asokohe ishte kryetari i opozitës.

“Çfarë mund të presësh në një vend që në Gërdec janë vrarë 26 persona, është bërë një dëm i madh. Në 21 janar janë vrarë 4 vetë, pavarësisht se unë nuk jam dakord që ata, siç thotë Taulant Balla, janë dëshmorë të atdheut.

Nuk mund të quhen dëshmorë të atdheut, se nuk dolën për të mbrojtur atdheun. Dolën si një kontigjent, mish për top hedhur nga opozita e atëhershme e drejtuar nga Edi Rama”, theksoi ai.