Diten e sotme, në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se qeveria e drejtuar nga Edi Rama, i ka rrënjët në krim.

Gjithashtu, Meta theksoi se përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura.

Ilir Meta: “Kjo është një qeveri që rrënjët i ka vetëm në krim dhe korruptim. Ne do të vazhdojmë të përballemi me qeverinë, me prindin 2, me Bashkinë e Tiranës, përballjen me të keqen, kudo ajo është, sepse çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë.
Përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto protesta kanë bërë që të kemi rezultate. Partia e Lirisë po përmirëson edhe organizimin e saj përditë”.