Një njeri pasionesh. Që pëlqen të kuqen dhe trëndafilat. Një shpirt eksplorues që i kërkon të fshehtat e natyrës ngado. Edhe në libra. Dhe nëse do zgjidhte një vend për të jetuar, do ishte një nga ato vendet ku gjatë gjithë vitit ka diell. Dhe papagaj brazilianë.

Por gjithsesi, as Roma, ku koreografi dhe balerini i njohur ka edhe një shkollë danci, nuk është e padurueshme. Qoftë edhe në dimër. Sepse aty ka çdo ditë shikimin e së bijës. Dhe nuk e prek atë pikën demoralizuese të mjerimit, sa kohë bën punën që dëshiron të bëjë.

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Kur nuk bën punën që dëshiron të bësh.

Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?

Aty ku ka diell çdo ditë të vitit.

Çfarë është lumturia për ty?

Shikimi i fëmijës tim.

Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?

Për gabimet që s’mund t’i korrigjoj dot më… 

Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?

Odiseu dhe Penelopa e Homerit.

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

Atë që është simboli i vendit tim…Skënderbeun.

Po heronjtë e jetës reale?

Prindërit e mi.

Piktori i preferuar?

Picasso.

Muzikanti i preferuar?

Violinisti Olen Cesari.

Cilësia që admiron më shumë te një burrë?

Bujaria.

Po te një grua?

Besnikëria.

Virtyti i preferuar?

Besnikëria e bujaria.

Aktiviteti i preferuar?

Peshkimi.

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Vetvetja.

Tipari yt më i spikatur?

Largpamësia.

Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?

Besnikëria.

Cili është defekti yt më i madh?

Pak rrëmujaxhi në mbajtjen e gjërave.

Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?

Besoj një ari.

Ngjyra e preferuar?

Ngjyra e kuqe.

Lulja e preferuar?

Trëndafili.

Shpendi që të pëlqen?

Papagalli brazilian.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Ken Follet.  Zhyl Vern. 

Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?

Hipokrizia.

Çfarë dhuntie do doje të kishe?

Nuk është dhunti, por do doja të isha 10 cm më i gjatë.

Si do doje të vdisje?

Pranë njerëzve që dua.

Në ç’gjendje mendore je aktualisht?

Plot mendime e dyshime.

Cila është motoja jote në jetë?

Shiko përpara pa harruar të kthesh sytë mbrapa.

 

Marrë nga “Revista Class”