Thirrja e deputetes së PD, Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit, pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, refuzoi të pranonte kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi investigimin e RAI3, ndaj kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës.

Zhupa: “Ju bëheni shkak që këtu të ketë përplasje! Ju bëheni shkak! Ne duam seancën normale, ne duam mocion me debat për atë që u shfaq me zë dhe figurë në RAI3 dhe në të gjitha gazetat dhe revistat e botës flitet, nga BILD, nga të gjitha, për çfarë?! Për një republikë që ne e ndiejmë çdo ditë, ku vendosin koordinatorët e mafies se kush do të punësohet, për një republikë ku vendosin koordinatorët e mafias se çfarë shkresash do të lexoni ju!

Keni frikë nga Sali Berisha, ndaj dhe nuk e lejoni të vijë në Kuvend! Keni frikë nga Sali Berisha, tashmë nuk i lexoni dot as emrin në shkresat e Grupit parlamentar të PD-së.

Zbato rregulloren, znj. Nikolla! Jepi mundësinë këtij Kuvendi që të debatojë për atë mocion me debat që ka sjellë Grupit parlamentar i PD, lexo shkresat siç të kanë ardhur se nuk ke asnjë autoritet mbi Grupin parlamentar të PD-së dhe nuk je ti që të na vendosësh se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Atë e kanë vendosur shqiptarët, ata shqiptarë që do t’ju marrin juve para me këtë narko-republikë që keni ndërtuar!