Një 40-vjeçare, teksa ka qenë duke punuar në minierën e Martaneshit në Bulqizë, është dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe mësohet se  është dërguar në spital në Tiranë.

“Me datë 29.05.2025, në një subjekt minerar në Martanesh, shtetasi I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër minator, i cili kishte qenë duke punuar në thellësi të tokës në Bulqizë, kur u godit nga një masiv gurësh.