Autoritetet në Indi kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun.

Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të “marrëveshjeve të njëanshme” me prodhuesit e smartphoneve, për të siguruar ekskluzivitetin e shërbimeve duke përjashtuar plotësisht konkurrentët.

Tregjet duhet të lejohen të konkurrojnë sipas meritave dhe barra bie mbi aktorët dominues (në rastin konkret, Google) që sjellja e tij të mos e cenojë këtë konkurrencë sipas meritave”, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

Sipas kësaj  deklarate, praktikat që Rregullatori i ka konsideruar të dëmshme, i kanë dhënë kompanisë Google qasje të vazhdueshme mbi  të dhënat e përdoruesve dhe mundësi për reklamim.

Rasti indian është i ngjashëm me atë me të cilin përballet Google në Evropë, ku rregullatorët vendosën një gjobë prej 5 miliardë dollarësh ndaj kompanisë për detyrimin e prodhuesve që të instalonin paraprakisht aplikacionet e saj në pajisjet Android.