Instagram përditësohet në mësimin e kreativitetit, në veçanti për funksionin e Storie, dhe sërish në të njëjtën linjë të Snapchat.
Në aplikacionin në pronësi të Facebook vijnë filtrat e fytyrës, që nga veshët e koalës, tek ekuacionet matematike që rrotullohen rreth kokës, “të preferuarat” e Mark Zuckerberg, i cili ka qënë vetë i pari që ka postuar këtë risi në Instagram.
Si fillim janë tetë filtra në dispozicion për selfie, foto dhe video që i mbivendosen pamjeve.
Risitë nuk kanë fund. Në Instagram do të jetë e disponueshme të krijoni video që riprodhohen në sens të kundërt me fuksionin “Mbrapsht”. Në Stories mund të shtohen edhe hashtag, qoftë me funksion tekst qoftë me ngjitësat e rinj. Dhe në fund vjen dhe funksioni “Gomë” për vizatimin, falë së cilës mund të fshijmë elemente të tjera të dizenjuara apo të hiqni disa ngjyra.
Përditësimet janë të vlefshme duke nisur nga versioni 10.21 i Instagram për iPhone dhe Android.
Instagrami sjell filtrat e fytyrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarr në Lazarat/ Flakët përhapen me shpejtësi në fushë, ndërhyjnë tre grupe zjarrfikëse
Nipi vodhi shtëpinë e xhaxhait në Tiranë, policia e futi në kurth për ta kapur
Stuhia e fuqishme godet qytetin e Italisë (Video)
Rrëfimi i John Stones: Pep Guardiola është një gjeni. Doja një sfidë të re, Interi është perfekt





