Një instalacion i ri iu shtua Durrësit, për ta futur qytetin bregdetar në listën e qyteteve botërore që kanë përqafuar nismën e peshkut Goby.

Instalacioni i vendosur tek rruga pranë Portit detar, në një sfond blu ashtu si ujërat e detit Adriatik, synon të ndërgjegjësojë qytetarët për ndotjen e madhe ambientale në det.

Në vetvete është e tmerrshme ajo që shikohet, një peshk i mbushur plot me plastikë. Duke ardhur në një format të tillë, ky instalacion bën një thirrje më goditëse për të sensibilizuar qytetarët që ta përkthejnë këtë në në kujdes më të madh për të mbajtur pastër qytetin”,– tha Lusjen Koçi, autori i instalacionit.

Peshku Gobi është një fushatë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për ndotjen që i vjen bregdetit nga plastika. Disa nga të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm gjatë prezantimit të kësaj vepre hodhën në mënyrë simbolike shishe plastike brenda peshkut duke “ushqyer Gobin”.