Denzel Dumfris duket gjithmonë e më shumë me valixhe në duar dhe Interi duhet të gjejë një zëvendësues për të. Holandezi shihet si emri më potencial për t’u sakrifikuar në merkaton e verës, si një mënyrë për të arkëtuar deri në 40 milionë euro nga shitja e tij.

Gjithsesi, me merkaton që po afron kanë nisur të përfliten dhe pasardhësit e mundshëm dhe ndër ta më i lakuari vazhdon të jetë Tejxhon Bjukenën. Kanadezi është pjesë e Bryzhit në Belgjikë dhe sipas medias vendëse, “HTN”, ka tashmë një akord verbal mes klubeve për transferimin e 24-vjeçarit në Milano gjatë kësaj vere.

Operacioni pritet të kryhet për rreth 15 milionë euro, edhe pse gjithçka mund të ndodhë deri në hedhjen e firmave.