Një nga asetet më të spikatura në tregun e ardhshëm të transferimeve do të jetë, Robin Gosens, një futbollist i cili po bën paraqitje shumë të mira me Atalantën dhe me kombëtaren e Gjermanisë.Në listën e interesimeve për të, tani është shtuar edhe një tjetër ekip, Interi.

Skuadra neroazzura e di se rinovimi me Perisic është i komplikuar, kështu që është i rëndësishëm transferimi i një lojtari për krahun e majtë. Edhe pse kroati nuk do të largohej nga klubi deri në verë, Inzaghi dhe drejtuesit nuk duan surpriza, kështu që duke pasur parasysh interesin e ngjallur nga Gosens, ata do të përpiqen ta mbyllin nënshkrimin e tij në janar.