Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Durrës, Lindita Muka, në një intervistë për “DurrësLajm”, flet për herë të parë mbi situatën e krijuar në shkollat e qytetit, pas rastit të shkarkimit të mësuesit të shkollës “Hasan Koçi”.
“Nëse ajo ngjarje do të ndodhte në një shkollë të mesme, masa do të ishte përjashtim automatik për nxënësin nga shkolla. Por jemi në arsimin e detyrueshëm, dhe nxënësi nuk mund të përjashtohet”, thotë Muka.
Drejtoresha e Arsimit gjithashtu flet në lidhje me kodin etik të mësuesve, që sipas saj, mësuesit janë vënë përpara një situate tepër të vështirë nga ana e nxënësve, të cilët janë shkaku i vetëm i kësaj situate të krijuar. Muka u del në mbrojtje dhe në krah mësuesve të shkollave të Durrësit, por gjithashtu komenton dhe rregulloret e brendshme qe kanë vendosur shkollat. E pyetur nga portali ynë mbi këto rregullore të brendshme, siç është rasti i një shkolle në qytet, ku mësuesit janë të detyruar me urdhër të drejtorisë së shkollës që të rrinë 45 minuta më këmbë, Muka tha se mësuesi duhet të rrijë përballë nxënësve, por është e patolerueshme që nëndrejtorët dhe drejtorët të kenë gjuhë arrogante me ta. Të gjithë ata mësues që ndeshen me këto situata, Muka u bën thirrje që të shkojnë dhe t’i paraqesin shqetësimet e tyre në Drejtorinë Arsimore Durrës.
Ndiqni intervistën e plotë të Lindita Mukës: