Bukurie Pashnjari 46 vjeçe, është një prej atyre grave të forta, që falë vetëbesimit e mbështetjes nga bashkëshorti e katër fëmijët, arriti të kalojë me sukses sëmundjen e kancerit të gjirit.
Në dhjetor të 2015-s, rastësisht u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë, dhe më pas nisën të gjitha ndërhyrjet, kimioterapitë, dhe sakrificat. 46-vjeçarja nga spitali i Durrësit, ku qëndron nën mbikëqyrje të mjekëve, thotë se është shëruar. Pranë saj, për asnjë moment nuk është ndarë bashkëshorti, Lemoni, i cili i ka krijuar kushte dhe ndihmë psikologjike të vazhdueshme.
Bashkëshortët i gjen në spital, ata kanë shumë mesazhe për t’u dhënë personave dhe të afërmve të tyre, të cilët preken nga kjo sëmundje. Dashuria dhe mbështetja për të sëmurin duhet të jenë parësore. Njerëzit me guxim që e sfidojnë vdekjen ia arrijnë të jetojnë!
Ndiqni intervistat e bashkëshortëve!
K.H.