Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes ndaj Spezias, e programuar të luhet ditën e premte.

“Një lojë e vështirë, kundër një ekipi që ka një objektiv shumë specifik për të cilin ata po luftojnë. Ata kanë ndryshuar trajnerë, kanë pasur dy barazime radhazi. Do të duhet ta interpretojmë lojën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i mbajtur gjërat të thjeshta.

Lukaku- Ne e dimë vlerën e tij, ai ka ardhur nga një periudhë e vështirë dhe tani po jep shenja të shkëlqyera. Ai stërvitet në mënyrën më të mirë të mundshme çdo ditë.

Dimarco mirë, ai është thirrur për këtë takim. Correa bëri një punë të pjesshme në grup, por ai nuk do luajë me Spezia” – tha ai.