19 maj 2015 – Irina Shayk, e cila sot është një nga modelet më të kërkuara në botë, dikur shihej si një vajzë fshati. U rrit duke ngrënë patate. Djemtë nuk e pëlqenin për shkak të këmbëve të holla dhe kur aplikoi për herë të parë për vizën amerikane u refuzua, për shkak të rrënjëve të saj myslimane.

Vendlindja e saj është Yemanzhelinsk, ku modelja ka jetuar në varfëri pasi ekonomia e vendit u shkatërrua në vitet 1990. Babai i modeles vdiq nga një sëmundje në mushkëri dhe Shayk është rritur duke ngrënë vetëm patate, ndërsa familja e saj nuk mund të përballonte t’i blinte as një palë taka, shkruan ‘DailyMail’.

Prestigjiozja britanike e cila zbulon rrënjët e modeles ruse, shkruan se Irina ishte e përqendruar në shkollë dhe te rezultatet e larta. Ajo nuk donte të krijonte marrëdhënie me asnjë mashkull, por ishte e fokusuar tek objektivat e saj në fushën e modeling-ut.

Irina, pas ndarjes me futobollistin Cristiano Ronaldo, tashmë po përflitet së tepërmi për lidhjen e saj me aktorin Bradley Cooper.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/