Një ish-deputete e Partisë Socialiste të Parlamentit Evropian, është akuzuar për anëtarësim në një organizatë kriminale, sipas prokurorit federal belg.
Bëhet fjalë për Marie Arena e cila ishte eurodeputete për rajonin frëngjisht-folës të Belgjikës, ku u tërhoq nga roli i saj si kryetare e nënkomisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, pasi u zbulua se ajo nuk kishte deklaruar pagesat e udhëtimeve në Katar.
Akuzat për anëtarësimin e saj në një organizatë kriminale u konfirmuan pas zbulimeve në gazetën “La Libre”. Mirëpo këto akuza janë mohuar nga vetë ish-deputetja, ashtu si ish-deputetët e tjerë dhe partneri i saj Francesco Giorgi.
Ish-deputetja tha për La Libre se ajo ishte “akuzuar sepse unë njoh njerëz të tjerë që janë vetë të akuzuar për korrupsion”.
Më herët në janar, Le Soir raportoi akuza për tre të dyshuar të tjerë, duke përfshirë dy këshilltarë dhe një asistent për grupimin socialist.
Në qershor 2023, Michael Claise, gjykatësi që drejtonte hetimin, dha dorëheqjen pas akuzave për konflikt interesi. Avokati i Tarabellës pretendoi se Claise nuk mund të ishte i paanshëm, pasi djali i tij dhe djali i Arenës ishin partnerë biznesi.