Një nga fqinjët e familjes së Lutif Fanajt ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës, ku ish-dhëndri dhunoi dhe i vuri flakën banesës së ish-vjehërrit.

Fqinja thotë se ish-dhëndri kishte shkuar bashkë me shokun në shtëpine e ish-vjehërrit, ndërsa thotë se shkaku i ngjarjes ka qenë se ish-bashkëshortja  ishte ndarë me të dhe i kishte marrë me vete djalin.

‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja.