Florjan Përgjoni do e vazhdojë karrierën te Teuta. Ish-kapiteni i Tiranës ka vendosur të firmosë për klubin durrsak, që fillon përgatitjet e sezonit të ri në korrik.Përgjoni fitoi shirtin e kapitenit, pas katër viteve me kryeqytetasit. Egnatia dhe Elbasani po ashtu e kërkonin në skuadër. 28-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Në total te Tirana pati 138 ndeshje ku shënoi 6 gola dhe asistoi 10 të tjerë. Kjo marrëveshje nga ana e Teutës, rrit pritshmëritë për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese. Sezoni i fundit u mbyll me vendin e gjashtë në kampionat.
Ish kapiteni i Tiranës firmos me Teutën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ish-këshilltari bashkiak i Durrësit: Rama ka vite që ka ngordhur politikisht
Propozimi i PD për Reformën Territoriale, Meta: Përgjigja më efikase ndaj dështimit të reformës territoriale të vitit 2014
Pas emërimit në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon Jola Hysaj
Protestë në Poliçan kundër Reformës Territoriale, digjen teserat e PS





