Ardit Peposhi është zyrtarisht lojtar i Vushtrisë në Kosovë. Mbrojtësi i majtë ka befasuar me zgjedhjen e tij duke u bërë pjesë e Ligës së Parë. Peposhi ka kontribuar për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar. Po ashtu në Kosovë ka luajtur për Llapin.

31-vjeçari ishte pjesë e Teutës në pjesën e parë të sezonit. Më përpara numëron paraqitje për Bylisin, Erzenin, Tiranën, Korabin dhe Kukësin. Peposhi është një produkt i akademisë së Partizanit.

“Peposhi na bashkohet nga KF Teuta (Durrës), i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë dhe me përvojën e tij besojmë se do të jetë një ndihmesë e madhe në fazën e mbrojtjes”, shkruan klubi i Vushtrisë.