Pas një karriere të suksesshme si futbollist dhe më pas si President i Shoqatës së Futbollistëve në Itali, Damiano Tommasi është gati t’i futet politikës. Ish-mesfushori i Romës ka vendosur të kandidojë për kreun e bashkisë së Veronës, nën siglën e Lëvizjes “5 Yjet”, teksa ka zbuluar edhe prioritetet e politikës së tij, nëse ia del të zgjidhet.

“Më kanë kërkuar të kandidoj miq, pronarë biznesesh, akademikë dhe madje edhe një hidraulik, të cilët duan të bëj gjëra të mira për qytetarët. Shpresoj që Verona të ketë një numër të lartë votuesish që ushtrojnë të drejtën e tyre, pasi ëndrra ime është të afroj të rinjtë në politikë”, deklaroi Tommasi.

Ish-mesfushori ka lindur në një provincë të Veronës dhe pikërisht në këtë klub u rrit, para se të transferohej te Roma, ku luajti për shumë vite.