Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në fshatin Tervol të Gramshit, ku 80-vjeçari Xhevit Sinani vrau bashkëshorten dhe vëllain, kanë folur fqinjët e viktimave dhe të autorit.

Ata kanë thënë për Euronews Albania se familja Sinani njihet në zonë si një familje e qetë, pa probleme.

Viktima, vëllai i autorit, Shaqir Sinani ishte artist pasi ka qenë pjesë e Ansamblit të Gramshit. Po ashtu fqinjët Sabri dhe Vera Kurti thonë se janë tronditur kur mësuan ngjarjen.

Bëhet me dije se autori dy vitet e fundit ka shfaqur probleme mendore, por jo sjellje agresive.