Bashkëshorti i mësueses së dhunuar dje nga nxënësi në një shkollë të Lezhës ka folur sot lidhur rreth ngjarjes që ndodhi në shkollë.
Ai tha përmes një bisede telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, se gruaja e tij, Majlinda Palushi nuk ka pasur si qëllim që të fyente nxënësin e saj.
“Ajo nuk e ka pasur qëllimin ta ofendojë. Gruaja ime është mësuese dhe e di, i njeh nxënësit. Aty ka fëmijë problematik. Te gjithë fëmijët problematik mblidhen ne një klasë”, pohoi burri i mësueses, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe trup pas goditjes me një karrige.
Mes të tjerash ai tregoi se “ka pasur një keqkuptim mes saj dhe nxënësit ku ajo i ka thënë; Për shpirt të babait tim”, dhe ai e ka marrë sikur i ka përmendur babain e tij të ndjerë.”.