Islami: Rama me ministrat orgji në klube nate
Deputeti socialist i konvertuar në demokrat, Kastriot Islami, vjen me një status tepër goditës në FB. Islami duket se është revoltuar së tepërmi nga lajmi i mëngjesit se tatimet u kërkonin llogari bizneseve për uljen e xhiros.
Nisur nga kjo, deputeti shkruan se asnjë (referuar Ramës me ministrat) nuk di aritmetikë që nga fillorja, nuk kanë mbaruar financë dhe as ja kanë idenë menaxhimit. Ndërsa, shkon deri aty sa thotë se ata kalojnë dreka e darka në hotele luksoze, deri në orgji në klube nate.
"Oh sa mirë me qenë injorant…! Sektologët ju përfaqësojnë! As kryeministri, as ministri dhe as grenxa nuk kanë lidhje me financat…s'dinë as aritmetikë që nga fillorja, as kanë mbaruar për financa, as kanë idenë nga menaxhimi…VAJMEDET… Tallen me të gjithë, me qytetarët, me bizneset, me të papunët, me të sëmurët, me pensionistët, …dhe pasi mbarojnë shfaqjen ditore në televizion…nisin qejfet javore brenda vendit dhe fundjavoret jashtë shtetit, me cartera, në hotele luksoze, me dreka e darka deri orgji në klube nate…VAJQAMET..", shkruan Islami në Fb.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirin e Lalzit, Sako: Janë evakuuar turistët dhe banorët
Arrestimi i Vlora Hysenit, vjen reagimi i parë nga PS: Nuk bëjmë avokatin e askujt
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore
Berisha: Drejtoresha e SHISH shërbëtore e krimit. Te Proda kanë gjetur snajper





