16 maj 2015 – Gjykata e Apelit e Gjenovës dënoi 44-vjeçarin Hadër Veshaj me 23 vjet burg për vrasje në rrethana rënduese.

Më 19 tetor 2012, Hadëri vrau në Savona 78-vjeçaren Rita Marrone, pronare e një dyqani orësh. Ai e vrau Ritën me armë zjarri, ndërsa po grabiste dyqanin e saj.

Hadëri u dënua për tre akuza: Armëmbajtje pa leje, tentativë grabitje me armë dhe vrasje me paramendim.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/