26 dhjetor 2014 –  Në këtë fundviti, policia e qytetit të Lodit arrestoi tre hajdutë shqiptarë, që akuzohen për të paktën 50 vjedhje. Banda e hajdutëve zhvendosej me qindra kilometra për të kryer vjedhjet. Me raste “punoni” edhe 10 orë në ditë. Për t’u zhvendosur përdornin makina të vjedhura, që pas 2-3 vjedhjeve për të mos rënë në sy i dërgonin në Shqipëri, ku i  pajisnin pa vështirësi me dokumente dhe targa shqiptare. 

Vjedhjet kryheshin në Rajonet e Lombardisë, Piemontit dhe Emilja Romanjës, në rrethina dhe brenda qyteteve të Lodit, Milanos, Kremonës, Novarrës e Piacencës. Një pjesë e mallit të vjedhur sidomos arturina shitej në Itali me cmime të arësyeshem, ndërsa pjesa tjetër dërgohej në Shqipëri. Kartat e kreditit të vjedhura në banesa të ndryshme përdoreshin nga banda për të tërhequr para nga bankomatet dhe për të kryer blere të ndryshme, prandaj bandës iu shtua edhe akuza e përdorimit keqdashës së kartave të kreditit. 

Mendohet se banda ka vjedhur para, arturina e mallrat ë ndryshme me vlerë mbi 150 000 euro. 

Tre të arrestuarit janë:

Roland Cara, 21 vjeç

 Aldo Cera, 26 vjeç

 Klaudio Ejlli, 26 vjeç.

 Të tre hajdutët u dërguan në Burgun e Lodit,  në pritje të përballjes me drejtësinë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/